
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se samiti i këtij viti i NATO-s ishte "i paprecedentë", duke theksuar se shumica e vendeve anëtare kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet vjetore për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Sipas Trump, megjithëse disa shtete ende nuk e kanë miratuar këtë objektiv, ai është optimist se edhe ato do t’i bashkohen marrëveshjes në një të ardhme të afërt.
"Shumica e vendeve kanë rënë dakord për këtë. Kemi disa vende që ende nuk e kanë bërë, por kam ndjesinë se do ta bëjnë, dhe shumë shpejt", u shpreh ai.
Trump bëri të ditur se gjatë takimeve të zhvilluara në Ankara është diskutuar për ecurinë e vendeve anëtare në drejtim të përmbushjes së objektivit të ri prej 5% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes.
Ai theksoi se shumë prej vendeve anëtare kanë kapacitete të mëdha ekonomike dhe duhet të kontribuojnë më shumë për sigurinë e përbashkët.
"Shumë prej këtyre vendeve janë shumë të pasura. Nuk kemi pse të na vijë keq për to, por kjo nuk do të thotë se janë të mbrojtura siç duhet", deklaroi presidenti amerikan.
(A2 Televizion)