Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, e konfirmon Rutte

Nga A2 CNN
8 Korrik 2026, 17:56 | Politikë

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, e konfirmon Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi të mërkurën se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri.

“Samiti i ardhshëm do të mbahet vërtet në Shqipëri. Ky ishte vendimi i marrë në Hagë. Pra, samiti po zhvillohet tani në Ankara, ndërsa samiti i radhës do të zhvillohet në Shqipëri. Natyrisht, tani që ndodhemi në Ankara, samiti i ardhshëm nuk është më këtu, por në Shqipëri. Gjithsesi, mbetet ende për t'u vendosur data e saktë e zhvillimit të tij”, tha Rutte në një konferencë për mediat nga Ankaraja, përcjell A2 CNN.

Më herët, ishte Kryeministri Rama që hodhi poshtë raportimet se samiti shqiptar ishte në diskutim dhe mund të mos realizohej. “Po si thanë nuk do bëhet samiti në Shqipëri? Kështu thanë? Ka ikur koha kur të tjerët bëni cfarë donin të tjerët me Shqipërinë, tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën kështu që samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, tha Rama.

Më parë Reuters dhe të mërkurën Bloomberg, kanë raportuar se samiti ishte në diskutim. Faktori më i madh që i nxiti këto diskutime ishte kritika e ashpër dhe e pamëshirshme e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj aleancës. Trump, i cili deklaroi hapur se erdhi në kryeqytetin turk vetëm për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, vazhdoi vërejtjet e tij shpërfillëse dhe pyetëse në lidhje me aleancën ushtarake gjatë takimeve të tij në Ankara. Qëndrimi i Trump krijoi një valë serioze shqetësimi midis aleatëve në lidhje me samitin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos