Gentian Sala që drejton Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, kërkoi nga Kuvendi të mbështesë ndryshimet ligjore të propozuara nga AKEP, që detyrojnë operatorët të heqin brenda 30 minutash, materialet online që përmbajnë dhunë ndaj të miturve apo janë në shkelje të të drejtave të autorit.
"Në momentin që flasim kemi sjellë tre nene për të ndryshuar në ligjin tonë në lidhje me jo thjesht që ndihmojnë piraterinë, por edhe ndërhyrjen më të shpejtë të AKEP-it tek operatorët ISP, pasi nuk mund të vazhdojë ky bashkëpunim me operatorët në formë shkresore, por duhet të kthehet në një formë më të shpejtë komunikimi elektronik dhe me afate të përcaktuara qartë. Kemi marrë modelin më të mirë të ligjit italian, i cili ndërhyn, i jep detyrim operatorëve që në kuadrin e 30 minutave nga marrja e njoftimit të ndërhyjnë në rastet kur janë ndërhyrje që kërkojnë efektshmëri të shpejtë. Nuk mund të vazhdojë lufta e piraterisë, ndërhyrja në rastet e kur konstatohet nga policia, apo prokuroria për dhunim të të miturve, apo ndërhyrje të tjera në fushën kaq të gjerë digjitale në formë shkresore. Kemi sjellë ndryshime ligjore. Urojmë të merren parasysh nga komisioni përkatës”, tha Sala.
“Po patjetër. E ke siguruar për shembull besoj unë këtu afërsisht gjashtë firma mbështet për po të jetë për këtë ndryshim nuk më padyshim shqetëson pirateria, por këto që lidhen pastaj me abuzimet e tjerë, këto janë të tmerrshme kë nuk ka nevojë këtu nuk ka nevojë për shkresë këtu ka nevojë për veprim”, u përgjigj Xhafaj. (A2 Televizion)