Në mbyllje të punimeve të samitit të NATO-s në Ankara, Kryeministri Edi Rama ndau një video në rrjetet sociale, përmes të cilës hodhi poshtë aludimet e botuara edhe në disa prej mediave të rëndësishme ndërkombëtare, që flisnin për anulim të samitit të ardhshëm të Aleancës, programuar për t’u mbajtur në Shqipëri.
Në vitin 2027, NATO do të mblidhet në Tiranë.
Ndërkohë, në Ankara, Kryeministri i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen edhe për një detaj tjetër që e dallonte nga homologët, teksa përgatiteshin për ceremonialin e fotos familjare, shkruan A2. Rama po shkëmbente disa batuta më Presidentin francez Macron lidhur me gjatësinë e tij, duke zbritur me shaka një shkallë më poshtë podiumit, ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte i tregonte Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, atletet e bardha të Kryeministrit të Shqipërisë.
Por, Trump nuk duket t’i kushtojë shumë vëmendjen dhe vijon me protokollin e samitit. (A2 Televizion)