Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Shkrumbohet fabrika pranë Moskës, 100 zjarrfikës “luftë” me flakët

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 09:50 | Bota

Shkrumbohet fabrika pranë Moskës, 100 zjarrfikës

Një tjetër fabrikë është shkatërruar në Rusi si pasojë e zjarrit. Këtë herë, ngjarja ka ndodhur pranë Moskës dhe fabrika prodhonte veshje ushtarake dhe antiplumba për ushtrinë e Putin.

Ndërkohë, pronari i fabrikës Gavary Group është një prej të sanksionuarve nga Perëndimi, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Më shumë se 100 zjarrfikës punuan për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa autoritetet ruse kanë nisur menjëherë hetimet nëse në këtë ngjarja ka sërish “gisht” Ukraina.

Ngjarje të tillë në fabrikat ruse, të cilat kryesisht i vijnë në ndihmë ushtrisë, janë bërë të shpeshta në Rusi që prej 23 muajsh, atëherë kur Putin urdhëroi nisjen e luftës me Ukrainën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu