Donald Trump ka vijuar takimet e tij në kuadër të fushatës presidenciale dhe kësaj here është ndalur edhe te raporti apo qëndrimi që ai do të mbajë përkundrejt NATO-s. Duhet thënë se qëndrimi i tij nuk është aspak pozitiv ndaj aleancës.
Sipas tij, angazhimi ndaj aleancës së NATO-s do të varet nga mënyra se si evropianët i trajtojnë Shtetet e Bashkuara.
"Varet nëse na trajtojnë siç duhet. Shikoni, NATO përfitoi nga vendi ynë. Përfituan vendet evropiane”, tha Trump.
Kujtojmë se gjatë mandatit të tij të parë si president nga viti 2017 deri në 2021, Trump u përplas vazhdimisht me aleatët tradicionalë për shpenzimet e tregtisë dhe mbrojtjes. (A2 Televizion)