Tërhiqet një kandidat për Shtëpinë e Bardhë, rivalja e tij fërkon duart

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 07:39 | Bota

Tërhiqet një kandidat për Shtëpinë e Bardhë,

Chris Christie “dorëzohet” dhe tërhiqet zyrtarisht nga gara për Shtëpinë e Bardhë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.

"Jam krenar për atë që kemi bërë deri më tani. Fushatat elektorale bëhen për të fituar dhe e kam të qartë që nuk kam rrugë për të fituar nominimin. Prandaj po e pezulloj fushatën time", deklaroi ish-guvernatori i New Jersey.

Me daljen nga skena të Christie, ngushtohet grupi i kandidatëve republikanë për vitin 2024 dhe Nikki Haley mund të jetë përfituesja për sa i përket konsensusit, si rezultat i forcimit të rritjes së saj në funksion të grupeve parlamentare të Iowa-s, por mbi të gjitha edhe në primaret e New Hampshire.

Largimi nga gara vjen si surprizë, pasi Christie e kishte bazuar suksesin e fushatës së tij te zgjedhjet paraprake në New Hampshire, të cilat mbahen pas vetëm dy javësh. Ai kishte këmbëngulur, deri të martën në mbrëmje, se nuk kishte ndërmend të dilte nga gara, duke vazhduar ta paraqiste veten si të vetmin kandidat me vullnetin për t’u përballur me ish-presidentin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi