Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 44%
  • Tre herë në javë 19%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 33%

A do të kandidojë Trump për president? Gjykata e Lartë vendos në shkurt, hera e parë në histori

Nga Rosalba Bejdo
6 Janar 2024, 15:34 | Bota


Në një vendim historik, Gjykata e Lartë Amerikane do të vendosë nëse Donald Trump do të garojë ose jo për president në zgjedhjet e 2024. Gjykatësit u dakordësuan të shqyrtonte apelin e Trump kundër vendimit të Kolorados për ta hequr atë nga fleta e votimit për shkak të përpjekjeve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Argumentet për këtë çështje do të paraqiten në fillim të shkurtit, dhe vendimi gjykatës do të aplikohet në rang kombëtar.

Është hera e parë që gjykata do të japë një interpretim për një dispozitë të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës Amerikane sipas së cilës zyrtarëve që "angazhohen në kryengritje" u ndalohet të mbajnë poste publike. Shtetet e Kolorados dhe Meinit kanë njoftuar vendimin për tw skualifikuar Trumpin, si kandidat mbështetur në një dispozitë të tillë. 

 “Kur gjykata e lartë përfshihet në çështje të profilit kaq të lartë dhe kaq të rëndësishme, në një mosmarrëveshje të ngarkuar politikisht, ekziston rreziku që humbësit e vendimit do ta akuzojnë gjykatën se ka vepruar në mënyrë të paligjshme”, tha Richard Pildes, ekspert i Kushtetutës.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pasi prokurorët e përgjithshëm të 27shteteve i kërkuan të anulonte vendimin e Kolorados. Ata argumentojnë se heqja e Trump nga fleta e votimit do të krijojë kaos të gjerë. Ish-presidenti Trump po apelon veçmas në një gjykatë shtetërore edhe vendimin e sekretares demokrate të shtetit Mein, Shenna Bellows, sipas së cilit ai nuk duhej të kandidojë për shkak të rolit në sulmin ndaj Kapitolit me 6 janar.

Vendimet e Gjykatës së Lartë të Kolorados dhe Sekretares së Shtetit në Mein janë të pezulluara deri kur të përfundojnë proceset e Apelit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi