Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Tmerr në qiell, dritarja e avionit shpërthen në fluturim

Nga Rosalba Bejdo
6 Janar 2024, 10:03 | Bota

Tmerr në qiejt amerikanë. Një avion i kompanisë “Alaska Airline” bëri ulje emergjence në Portland, Oregon, pasi një pjesë e trupit të tij, dhe një prej dritareve shpërthyen pak minuta pas nisjes.  Pamje dhe foto dramatike tregojnë momentet kur pasagjerët kanë vendosur maskat e oksigjenit pas rënies së presionit të ajrit, teksa në anën e majtë të avionit, duket një boshllëk.

Sipas imazheve të postuara në mediat sociale, zona e prekur gjendej pas krahëve dhe motorëve. Pasagjerët rrëfyen se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë në anën e pasme të majtë. Sipas dëshmive, një nënë dhe djali i saj gjendeshin në rreshtin ku shpërtheu dritarja dhe bluza e të riut u thith nga ajri. Boingu 737 Max 9 u rikthye në Portland, 35 minuta pas nisjes së fluturimit për në Kaliforni, ndërsa kompania ajrore siguroi se të 177 personat në bord ishin evakuuar ne mënyrë të sigurt.

“Alaska Airlines” bëri me dije se do të linte përkohësisht në tokë të 65 avionët e këtij lloji për të zhvilluar inspektime. Boeing reagoi gjithashtu se ishte në dijeni të incidentit dhe se po punonte për të mbledhur më shumë informacione. 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli