Shpërthim i fuqishëm në një qendër refugjatësh në Itali, 12 të plagosur

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 08:56 | Bota

Shpërthim i fuqishëm në një qendër refugjatësh

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në një qendër pritje për emigrantët e paligjshëm në Viterbo.

Mediat italiane raportojnë se të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur, 4 prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat zjarrfikëse, ambulancat dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.

TgCom shkruan se emigrantët e ardhur nga Afrika kanë aplikuar për azil dhe më pas janë vendosur në dy godina, në një zonë industriale në San Lorenzo Nuovo.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024