Netanyahu: Pas eliminimit të Hamasit, do të kemi kontroll të plotë të sigurisë në Rripin e Gazës

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 17:15 | Bota

Netanyahu: Pas eliminimit të Hamasit, do të kemi kontroll të

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të premten se pas eliminimit të Hamasit, Izraeli do të ketë kontroll të plotë të sigurisë mbi Rripin e Gazës. Me kontroll të plotë, Netanyahu nënkupton çmilitarizimin e të gjithë zonës me qëllim që të mos rrezikojë më.

"Ushtria izraelite do të mbeten në kontroll të Rripit, ne nuk do t'ia dorëzojmë atë forcave ndërkombëtare," u tha Netanyahu.

Kjo vjen pas një propozimi nga zyrtarët amerikanë të cilët kanë hedhur idenë javët e fundit se një grup force ndërkombëtare, ndoshta me trupa nga aleatët fqinjë arabë, do të menaxhonte sigurinë në Rripin e Gazës për një periudhë të përkohshme derisa të mund t'i kthehej një qeverie palestineze funksionale.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi