
Luis Manuel Diaz, babai i sulmuesit kolumbian të Liverpool, Luis Diaz, i cili u rrëmbye në Kolumbi më 28 tetor nga grupi gueril i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) në departamentin e La Guajira, në veri të vendit të Amerikës së Jugut, është liruar ditën e djeshme.
Dorëzimi i tij te familja u bë pas 12 ditësh në xhunglat e LaWarija, në Serrania del Perija. Operacioni u krye në mbështetjen e OKB-së, si garantues në negociatat e paqes me rebelët e ELN0-së që kryen rrëmbimin.
Pas eksperiencës së hidhur prej 12 ditësh, babai i lojtarit kolumbian është rikthyer në familje dhe momenti i shpëtimit të tij është bërë viral, pasi pamjet janë emocionuese. Mbrëmë Luis Diaz ndërkohë ishte në fushë duke luajtur për Liverpool.
????????| The moment Luis Díaz's father returned back to his family and friends in Colombia after he was released earlier today. ❤️
— CentreGoals. (@centregoals) November 9, 2023
pic.twitter.com/Vg2zZzJByV (A2 Televizion)