Është caktuar data 15 nëntor në San Francisko për takimin mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe homologut të tij kinez Xi Jinping.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe lideri kinez do të punojnë për rihapjen e kanaleve të komunikimit ushtarak, pavarësisht "ngurrimit" të Pekinit.
Të dy do të diskutojnë gjithashtu konkurrencën ekonomike mes dy superfuqive dhe çështjet e sigurisë me interes të përbashkët.
Ky është takimi i dytë personal mes të dyve pas atij të një viti më parë në margjinat e samitit të G20 në Bali, Indonezi.