''Izraeli të mbrojë civilët'', Blinken: Shumë palestinezë janë vrarë

Nga Rosalba Bejdo
10 Nëntor 2023, 16:03 | Bota

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë përpjekje për të mbrojtur popullsinë në Gaza.

Në dënimin më të drejtpërdrejtë të sulmeve kundër civilëve, kryediplomati amerikan tha se boll palestinezë kishin vdekur.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar mbështetje të palëkundur Tel Avivit por mesazhet e Blinken gjatë ditëve të fundit, kanë sinjalizuar një devijim të qëndrimit.

Ne vlerësojmë faktin që Izraeli njoftoi 4 orë pauzë në luftime në zona të caktuara, e po ashtu hapjen e dy korridoreve humanitare qe do të lejojnë qytetarët të lëvizin në mënyrë më të sigurtë. Këto hapa do të shpëtojnë jetë dhe do të mundësojnë qasje më të madhe ndaj ndihmave për palestinezët në nevojë. Por në të njëjtën kohë më shumë duhet bërë për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar qe mbështetja humanitare të shkojë tek ata. Shumë palestinezë janë vrarë, shumë kanë vuajtur këto javët e fundit dhe duam të bëjmë çdo gjë të mundur për të penguar dëme të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu