Konflikti në Gaza, OKB pranon se po ndërmjetëson për lirimin e pengjeve

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 19:19 | Bota

Konflikti në Gaza, OKB pranon se po ndërmjetëson për lirimin

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pranoi se OKB është përfshirë në bisedimet që synojnë të realizojnë lirimin e më shumë se 200 pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi, tashmë një muaj më parë.

“Ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar lirimin e pengjeve. Ne nuk kemi asnjë ndikim mbi Hamasin për këtë, por ka disa vende si Katari dhe Egjipti që kanë qenë tepër aktive" tha ai.

"Është absolutisht thelbësore që të gjithë pengjet të lirohen menjëherë dhe pa kushte," shtoi Guterrez.

Ndërkohë, Guterres informoi se 630 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza gjatë 18 ditëve të fundit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni