Të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 300 mijë të tjerë janë larguar nga banesat si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë shtetin afrikan të Somalisë.
Qendra Kombëtare për Emergjencat deklaroi se situata është tepër e vështirë, teksa përmbytje të ngjashme nuk janë parë asnjëherë në vendin lindor të Afrikës.
Autoritetet janë në garë me kohën për të ndihmuar banorët, në një nga zonat që ka pasur probleme me thatësirën për më shumë se 40 vite.
Problemet më të mëdha raportohen në qytetin Luuq, pasi lumi Jubba ka dalë nga shtrati, çka ka detyruar autoritetet të ndërpresin dhe furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm.
Përmbytje të ngjashme ka patur dhe në Kenian fqinje, ku rrëzimi i një ure shkaktoi të paktën 15 viktima. (A2 Televizion)