E trishtë, burri që bombat izraelite i vranë 35 anëtarë të familjes

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 19:03 | Bota

E trishtë, burri që bombat izraelite i vranë 35 anëtarë

Një burrë që u shpëtua pak ditë më parë në Gaza, u rikthye në shtëpinë e lindjes, ku bombat e avionëve izraelitë i morën jetën 35 anëtarëve të familjes së tij.

Mohammed Hamdan rrëfehet për Reuter, se nga sulmi i avionëve izraelitë në Khan Younis iu vranë 35 familjarë, mes të cilëve, vajza, motra, vëllai, nipi dhe dy mbesa. Ai ishte i vetmi mbijetuar, që u nxor nga rrënojat prej fqinjëve.

“Nuk më largohen nga mendja momentet që kaloja me ta. Ne uleshim së bashku hanim, këndonim. Tashmë nuk më ka mbetur njeri me të cilin të bisedoj”, shprehet ai mes lotësh.

Në reagimet e saj, ushtria izraelite ka përsëritur se objektiv janë vetëm militantët e Hamasit, por nuk ka mohuar të thotë se militantët shpesh herë fshihen mes civilëve, për t’i përdorur ata si mburoja.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni