Skandali i abuzimit të fëmijëve, jep dorëheqjen presidentja e Hungarisë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 18:05 | Bota

Presidentja e Hungarisë ka dhënë dorëheqjen pasi u bë publik fakti që ajo kishte falur një burrë të dënuar për një rast të abuzimit seksual të fëmijëve.

Presidentja Katalin Novak është përballur me ditë presioni në rritje për të dhënë dorëheqjen për shkak të vendimit të saj dhe mesa duket, në fund u dorëzua. 

46-vjeçarja njoftoi me anë të një daljeje televizive se do të tërhiqej nga drejtimi i presidencës, një detyrë që e mban që nga viti 2022.

"Kam bërë një falje që shkaktoi hutim dhe trazira për shumë njerëz," tha Novák të shtunën. "Kam bërë gabim."

Novak, presidentja e parë grua në historinë e Hungarisë, shkaktoi një skandal politik të paprecedentë për qeverinë nacionaliste të vendit.

Të premten pati protesta në kryeqytetin hungarez Budapest gjatë të cilave u kërkua dorëheqja e  Novak.

Burri që fali Novak u dënua me më shumë se tre vjet burg në vitin 2018 për presionin ndaj viktimave që të tërhiqnin pretendimet e tyre për abuzim seksual në një shtëpi shtetërore për fëmijë nga drejtori i saj, i cili u dënua me tetë vjet për abuzim me të paktën 10 fëmijë mes 2004 dhe 2016.

Dihej mirë se Novak kishte falur rreth një numër të konsiderueshëm njerëzish përpara vizitës së Papa Françeskut në Hungari në prill 2023. Megjithatë, vetëm kohët e fundit u zbulua se një nga të falurit ishte zëvendësdrejtori i shtëpisë së fëmijëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli