Republikanët kërkuan shkarkimin, demokratët mbrojnë Biden pas alarmit për gjendjen mendore

Nga Xhevahir Qardaku
10 Shkurt 2024, 14:40 | Bota

Demokratët po mbrojnë presidentin Joe Biden, pas raportit për dokumentet sekrete që ngriti shqetësime për moshën dhe gjendjen e tij mendore. Nën presidentja Kamala Harris e kritikoi ashpër përshkrimin duke e konsideruar “të papërshtatshëm, të pasaktë dhe të paarsyeshëm”. Zoti Biden nuk do të akuzohet për menaxhimin e keq të dokumenteve, por raporti e përkufizoi atë “një të moshuar me vullnet të mirë që po e lë kujtesa”.

Zonja Harris tha se prokurori që përpiloi raportin “ishte qartësisht i përfshirë politikisht”.

Robert Hur, i emëruar nga Donald Trump kur ishte presidentit, është në drejtim të hetimit ndaj kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë. Edhe demokratë të tjerë i konsideruan vlerësimet e raportit të papërshtatshme dhe përtej qëllimit të hetimit. Megjithatë, partia ku bën pjesë dhe Trump po e përdorë atë si motiv për të nisur një betejë të re politike.

Republikanët në Kongresin Amerikan, me anë të Amendamentit 25 të Kushtetutës duan të largojnë Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë. Amendamenti përcakton pasardhësin e një Presidenti në rast se ai ndërron jetë, ose shkarkohet për paaftësinë e tij, kjo e fundit e proklamuar shpesh nga konservatorët.

Vetë Biden kundërshtoi vlerësimin e raportit për kujtesën e tij, ndërsa kritikoi ashpër prokurorin e posaçëm për ngritjen e dyshimeve se nuk mbante mend ditën e vdekjes së djalit të tij.

Pavarësisht kundërshtimit, presidenti amerikan bëri sërish një lapsus, duke ngatërruar presidentët e Meksikës me të Egjiptit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë