Pas kryengritjes së janarit në burgjet e Guajakil të Ekuadorit, ushtria ka shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet e befasishme. Mediat u lejuan të shoqërojnë ushtarët gjatë kontrolleve në ambientet e burgut El Litoral, me masat e reja shtrënguese që hynë në fuqi me urdhër të presidentit të Ekuadorit, Daniel Noboa, për të mbajtur nën kontroll grupet kriminale, brenda burgjeve. Kontrollet brenda qelive janë të imtësishme.
Prej janarit, autoritetet janë në nivelit më të lartë të alarmit dhe kontrollit. Presidenti Noboa shpalli 60 ditë emergjencë shtetërore në vend, pas dhunës në burgjet e Ekuadorit, për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.
Dhuna u përshkallëzua pas arratisjes së Hose Adolfo Macias, njohur edhe si Fito pikërisht nga burgu i El Litoral. Prej 7 janarit, ky i fundit vazhdon të jetë në arrati, pa shlyer dënimin me 34 vite burg për krime si trafik droge dhe vrasje. (A2 Televizion)