Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë nisur një seri sulmesh të përbashkëta ajrore, duke shënjestruar rebelët Houthi në Jemen.
Pentagoni tha të hënën se ishin goditur tetë objektiva, përfshi edhe një vend nëntokë ku kishte armë dhe mjete survejuese të rebelëve.
Mbështetës të Iranit, grupi rebel ka pasur objektiv të godasë anijet tregtare të lidhura kryesisht me Izraelin dhe Perëndimin që kalojnë përmes rrugës së rëndësishme tregtare në Detin e Kuq.
SHBA-ja dhe Britania thonë se po përpiqen të mbrojnë "këtë rrugë tregtare".
Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Pentagoni konfirmoi një raund shtesë sulmesh proporcionale dhe të nevojshme kundër rebelëve. Në deklaratë thuhet se sulmet u kryen me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, i përshkroi sulmet si vetëmbrojtje kundër sulmeve të patolerueshme të Houthive mbi transportin tregtar. (A2 Televizion)