Tejkalohen pengesat, qeveria izraelite miraton nesër akordin e armëpushimit

Nga A2 CNN
16 Janar 2025, 18:40 | Bota

Tejkalohen pengesat, qeveria izraelite miraton nesër akordin e

Zyrtarë izraelitë konfirmuan për mediat se "kriza e minutës së fundit është zgjidhur" dhe se kabineti dhe qeveria do të takohen nesër për të miratuar marrëveshjen për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi ditën e dielë, kur pritet dhe lirimi i pengjeve të para.

Sipas marrëveshjes, tre gra do të lirohen. Delegacioni izraelit do të kthehet nga Doha në orët në vijim.

Më herët, zyra e kryeministrit Netanjahu njoftoi se mbledhja e qeverisë dështoi pasi Hamasi kishte kërkuar më shumë gjëra për të përfituar nga marrëveshja e armëpushimit.

Gjithashtu, dy anëtarë të kabinetit izraelit kanë kërcënuar me dorëheqje nëse kjo marrëveshje do të arrihet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos