Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Terror në një studio televizive në Guayaquil, persona të armatosur futen gjatë transmetimit “live”

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 21:33 | Bota

Një grup personash të armatosur janë futur në një studio televizive ku po transmetohej “live” në Ekuador dhe kanë kërcënuar stafin.

Transmetimi direkt në stacionin televiziv TC në qytetin e Guayaquil-it u ndërpre pasi personat e maskuar u futën në studio. Pjesëtarë të stafit u detyruan të uleshin në dysheme përpara se të ndërprisnin transmetimin.

Kujtojmë se në Ekudaor është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për 60 ditë, pasi një lider i dënuar bandash u arratis nga burgu.

Personat me kapuç u panë më pas teksa largoheshin nga studiot e TC, ndërsa policia u fut në godinë rreth 30 minuta pasi grupi i armatosur u shfaq për herë të parë.

Siç raportojnë mediat, njësitë e policisë kombëtare në Quito dhe Guayaquil janë vendosur në vendngjarje. Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, të paktën shtatë policë janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës.

Masat u prezantuan nga Presidenti Daniel Noboa pasi bosi i bandës Los Choneros u zhduk nga një burg i sigurisë maksimale të dielën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli