Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Kryeministri i ri, një homoseksual i deklaruar dhe anti-mysliman bëhet “timoneri” i Francës

Nga Rosalba Bejdo
9 Janar 2024, 16:53 | Bota

Gabriel Attal bëhet kryeministri më i ri në moshë i Francës, teksa presidenti Emanuel Macron po përpiqet t’i japë një frymë të re mandatit të tij të dytë në prag të zgjedhjeve parlamentare evropiane.

34-vjeçari Attal ka shërbyer deri më tani si ministër i Arsimit. Lëvizja, jo domosdoshmërish do të çojë në ndonjë ndryshim të madh politik, por ajo sinjalizon dëshirën e Macron për tu zhvendosur përtej reformave jopopullore në pensione dhe emigracion dhe për të përmirësuar mundësitë e partisë së tij të qendrës në zgjedhjet europiane të qershorit.

Sondazhet sugjerojnë se kampi i Macron qëndron pas atij të lideres të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, me 10 pikë përqindje.

Macron kërkon t’i largohet krizave politike dhe të provojë disa emra të rinj teksa bëhet gati për betejën e re, atë të zgjedhjeve parlamentare europiane.

MICHEL ROSE – ANALIST

Attal, aleat i ngushtë i Macron, i cili u shndërrua në një emër popullor si zëdhënës i qeverisë gjatë pandemisë së COVID-19, do të zëvendësojë kryeministren në largim, Elizabeth Borne. Sipas sondazheve të fundit, ai rezulton mes politikanëve më popullorë në vend, dhe ka fituar reputacion si një ministër i mençur, komod në emisionet radiofonike dhe në parlament.

Përveçse kryeministri më i ri në historinë franceze, Attal do të bëhet edhe i pari homoseksual i deklaruar që do të drejtojë ekzekutivin.

Mosha e tij dhe e Macron e marrë së bashku, është me e ulët se ajo e Joe Biden që rikandidon për një mandat të dytë për Shtëpinë e Bardhë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani