Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 11%

Viti 2023 konfirmohet më i nxehti që nga 1850

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 16:35 | Bota

Viti 2023 konfirmohet më i nxehti që nga 1850

Viti 2023 është konfirmuar si viti më i nxehtë i regjistruar, i nxitur nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe i nxitur nga ngjarja natyrore e motit El Niño.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), ka monitoruar disa tregues kryesorë të klimës gjatë vitit, duke raportuar disa kushte rekord si muaji me një devijim më të madh të temperaturës mbi mesataren 1991-2020 se çdo muaj tjetër në grupin e të dhënave ERA5 (shtator), mesataret ditore të temperaturave globale që tejkaluan nivelet para-industriale me më shumë se 2°C, dhjetori më i ngrohtë i regjistruar globalisht, me një temperaturë mesatare prej 13,51°C.

Viti i kaluar ishte rreth 1.48C më i ngrohtë se mesatarja afatgjatë përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile,

Temperaturat e paprecedenta globale nga qershori e këtej bënë që viti 2023 të bëhej viti më i nxehtë i regjistruar, duke tejkaluar vitin 2016, si viti më i nxehtë i mëparshëm. Raporti paraqet një përmbledhje të përgjithshme të ekstremeve klimatike më të rëndësishme të vitit 2023 dhe faktorëve kryesorë që i shkaktuan ato, si përqendrimet e gazit serrë, El Niño dhe variacione të tjera natyrore.

Shenjat e para se sa e pazakontë do të bëhej 2023 u panë në fillim të qershorit, kur anomalitë e temperaturës në krahasim me periudhën para-industriale 1850-1900 arritën në 1.5°C për disa ditë rresht. Ndonëse nuk ishte hera e parë që anomalitë ditore arrinin këtë nivel, kjo nuk kishte ndodhur kurrë në këtë periudhë të vitit. Për pjesën e mbetur të vitit 2023, anomalitë ditore të temperaturës globale mbi 1.5°C u bënë një dukuri e rregullt, që gati 50% e ditëve në 2023 ishin mbi 1.5°C në krahasim me vitet 1850 -1900.

Kjo nuk do të thotë se ne kemi tejkaluar kufijtë e vendosur nga Marrëveshja e Parisit, por përbën një precedent serioz, ndërkohë që paralajmërimet nga ekspertët theksojnë se viti 2024 mund të jetë më i nxehtë se 2023.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu