Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Japoninë, pak ditë pas një tërmeti dhe cunami, që vranë më shumë se 200 njerëz. Tërmeti i radhës me magnitudë 6.0 tronditi sërish të njëjtën pjesë të vendit, ndërsa deri më tani nuk ka paralajmërime për asnjë cunami.
Sipas mediave ndërkomëtare, autoritetet deklaruan sot se pothuajse 60.000 familje ishin pa ujë të pijshëm dhe 15.600 nuk kishin furnizim me energji elektrike. Kushtet e rrugëve në Japoni janë përkeqësuar nga ditët e shiut që sollën rreth 1000 rrëshqitje dheu.
Pas lëkundjeve të fundit të regjistruara, kryeministri japonez, Fumio Kishida, udhëzoi ministrat që të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e gjendjes së izolimit të komuniteteve dhe të vazhdojnë aktivitetet e shpëtimit.
Në qytetin Suzu të prefekturës Ishikawa ku pati edhe dëmet më të mëdha të tërmetit u gjet pas 5 ditësh në rrënoja një grua 90-vjeçare, e cila arriti të mbijetonte. (A2 Televizion)