Mbi 300 mijë persona aplikuan për azil në Gjermani në vitin 2023

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 08:32 | Bota

Mbi 300 mijë persona aplikuan për azil në Gjermani në vitin

Numri i personave që aplikuan për azil në Gjermani, vitin e kaluar, u rrit në 351.915, një rritje prej 51.1% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Zyrës Federale gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, numri më i madh i azilkërkuesve erdhi nga Siria, me 104.561 aplikime, të ndjekur nga shtetasit turq me 62.624 dhe 53.582 afganë.

Migrimi është bërë një problem i madh politik për qeverinë dhe një temë e nxehtë në Gjermani, pasi komunitetet lokale po përpiqen të strehojnë shumë të ardhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos