Një makinë është përplasur me gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara, duke ngritur në këmbë policinë e Uashingtonit dhe shërbimet sekrete që sigurojnë zonën.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet është përplasur me kangjellat e kompleksit, teksa drejtuesi i tij është arrestuar në kushtet e flagrancës.
Zëdhënësi i shërbimeve sekrete, Anthony Guglielmi, deklaroi për mediat se ende nuk dihet dinamika e kësaj ngjarjeje, teksa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje për të zbuluar qëllimet e tij. (A2 Televizion)