Katër fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një maternitet në qytetin jugor të Diwaniyah në Irak.
Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Irakut, duke saktësuar se nga godina janë evakuuar 150 të mitur dhe 190 shoqëruesit e tyre.
Tragjedia me sa duket është shkaktuar nga një qark i shkurtër, i cili ka shkaktuar zjarr në ambientet e spitalit. (A2 Televizion)