Vrasje horror në Slloveni, shefi i kuzhinës i shkul zemrën partneres dhe i copëton trupin

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 09:07 | Bota

Vrasje horror në Slloveni, shefi i kuzhinës i shkul zemrën

Një ngjarje horror është regjistruar në Slloveni, ku një vajzë e re është vrarë nga partneri i saj 48-vjeçar, i cili është kuzhinier. Sipas mediave të huaja, Josef Hanuska, i ka hequr zemrën partneres së tij, Patricias, e cila punonte si kameriere dhe më pas e ka copëtuar trupin e saj.

Madje policia gjeti në banesën ku jetonte çifti në Bratislavë një kovë me organet e ndryshme të vajzës që shefi 48-vjeçar i kishte hequr nga trupi. Skena e tmerrshme u plotësua nga lëvizja e 48-vjeçarit, i cili kishte vendosur një pasaportë britanike mbi çarçafin me të cilën kishte mbuluar kufomën e copëtuar në shtrat.

Krimi doli në dritë, të mërkurën e kaluar, kur një i afërm i 48-vjeçarit u tha autoriteteve se kishte marrë një mesazh nga shefi i kuzhinës që thoshte se ai do të vriste veten. Kur policia shkoi në banesën e tij, 48-vjeçari ishte larguar dhe më në fund u gjet të premten i fshehur në një bodrum.

Fqinjët e çiftit thanë se i kishin dëgjuar çiftin duke u grindur dhe se 48-vjeçari kishte kërcënuar partneren e tij me shprehjen: “Do të të shqyej kokën”.

Siç mësohet, babai i shefit të kuzhinës u arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1979 për vrasjen e dy grave që kishte takuar në një festë.

“Goditësi i Bratislavës”, siç quhej në atë kohë Stefan Padi, i kishte çuar dy femrat në banesën e tij dhe kur nuk kishin pranuar të bënin seks me të, njërën e mbyti me brez, ndërsa të dytën e vrau në mënyrë të ngjashme pasi e përdhunoi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos