Tjetër vrasje në SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2026, 19:45 | Bota

Tjetër vrasje në SHBA, agjenti i emigracionit vret një person

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në Shtetet e Bashkuara.

Kështu ka bërë me dije një ligjvënës i lartë shtetëror, disa ditë pasi një tjetër u qëllua për vdekje nga një agjent amerikan gjatë një kontrolli trafiku në Teksas. Reuters verifikoi vendndodhjen nga ndërtesat, pemët dhe planimetria e rrugës e parë në video, të cilat përputheshin me imazhet arkivore dhe satelitore të zonës.

Biddeford, një qytet me mbi 21 mijë banorë, ndodhet 15 milje në jug të Portlandit dhe 90 milje në veri të Bostonit.

Të shtënat kanë rigjallëruar thirrjet për llogaridhënie midis agjentëve të ICE, të cilat arritën kulmin në fillim të këtij viti pasi nëna 37-vjeçare Renee Good dhe infermieri 37-vjeçar i kujdesit intensiv u vranë nga agjentët federalë të imigracionit gjatë operacionit të administratës Trump në Minneapolis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos