Transferimi i emigrantëve në Ruanda, OKB e BE thirrje Britanisë: Është precedent i rrezikshëm

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 11:31 | Bota

Transferimi i emigrantëve në Ruanda, OKB e BE thirrje Britanisë:

Menjëherë pas miratimit parlamentar të planit të qeverisë britanike për të transferuar azilkërkuesit që kanë mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në Ruanda, kanë reaguar edhe Kombet e Bashkuara.

Organizata i bën thirrje Britanisë së Madhe që të rishqyrtojë planet për të dëbuar azilkërkuesit në Ruanda, duke paralajmëruar se plani kërcënon sundimin e ligjit dhe vendos "një precedent të rrezikshëm global”.

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk dhe homologu i tij përgjegjës për refugjatët, Filippo Grandi, i bëri thirrje qeverisë së Sunak "të marrë masa praktike për të luftuar flukset e parregullta të refugjatëve dhe migrantëve, mbi bazën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut".

Edhe Komisioneri i Këshillit të Evropës për Njeriun Michael O'Flaherty shprehu shqetësimin për miratimin e ligjit nga parlamenti britanik, që sipas tij shkel të drejtat e njeriut dhe bëri thirrje Britanisë të përmbahet.

“Menaxhimi i azilit dhe migracionit është padyshim një përpjekje komplekse për shtetet, por duhet të bëhet gjithmonë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare. Në lidhje me këtë, jam i shqetësuar që projektligji i Ruandës mundëson zbatimin e një politike të largimit të njerëzve në Ruandë pa ndonjë vlerësim paraprak të kërkesave të tyre për azil nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar në shumicën e rasteve. Në mënyrë të veçantë, projektligji parandalon individët që përballen me largim në Ruandë nga aksesi në mjetet juridike për shkeljet e mundshme të ndalimit absolut të kthimit, ndërkohë që përjashton gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme aftësinë e gjykatave të Mbretërisë së Bashkuar për të shqyrtuar plotësisht dhe në mënyrë të pavarur çështjet e paraqitura para tyre”.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi