Donald Trump fiton 5 shtete të tjera, duke rritur ndjeshëm numrin e votave në Kolegjin Zgjedhor. Sipas projeksioneve të CNN, republikani fiton shtetet Florida, Oklahoma, Missouri, Tenesee dhe Alabama. Ndërsa demokratja Harris fiton edhe 3 shtete të tjera, më saktë shtetet Massachusetts dhe Maryland dhe Distriktin e Kolumbias, ku ndodhet edhe kryeqyteti i vendit, Washington DC.
Trump merr kështu 30 votat e Kolegjit Zgjedhor që Florida ka, si dhe 7 votat e Oklahomas, 10 të Missouri-t, 11 të Tenesee dhe 9 nga Alabama.
Ndërkohë Harris siguron 3 votat e Kolegjit Zgjedhor nga Distrikti i Kolumbias, 10 votat e Maryland dhe 11 votat e Massachusetts.
Më herët, CNN projektoi se Trump fitonte shtetet Indiana dhe Kentucky, ndërsa zv.presidentja Harris shtetin Vermont. Përkthyer në vota në Kolegjin Zgjedhor, Trump merr 11 votat e Indianas dhe 8 në Kentucky. Ndërsa Harris merr 3 votat në Kolegjin Zgjedhor nga Vermonti.
Secilit kandidat i duhen 270 vota për t’u shpallur president. (A2 Televizion)