“Turqia është Irani i ri”, debat mes Laçit dhe Bumçit: Çfarë janë këto spekulime!

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 21:32 | Bota
 

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi dhe eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Marlind Laçi kanë përplasur idetë lidhur me zhvillimet e fundit gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe qasjen e Izraelit në raport me vendet e tjera të rajonit. 

Debati në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN u përqendrua te teza e ngritur nga eksperti Laçi, sipas së cilës Turqia mund të jetë Irani i ri, duke u konsideruar si shtet armik nga Izraeli. Sipas Laçit, Izraeli ka nisur të përgatisë terrenin propagandistik në lidhje me narrativën. 

Kjo ide u kundërshtua fort nga Bumçi, i cili e cilësoi këtë qasje si spekulative dhe të pabazuar. Sipas ish-ministrit të Jashtëm nuk mund të krahasohet një vend i NATO-s si Turqia, me një shtet si Irani. 

PJESË NGA DEBATI

Laçi: Izraeli do të gjejë një armik të ri sepse ka filluar përgatitja e terrenit propagandistik. Irani i ri thonë është Turqia. E thonë qartë.

Bumçi: Këto janë teza ku ne mund të spekulojmë gjithë ditën.

Laçi: Jo, janë analiza të ministrive të Jashtme.

Bumçi: Turqia është vend anëtar i NATO-s! Turqia është një fuqi ushtarake, ekonomike...

Laçi: Nga ana ushtarake është edhe Irani.

Bumçi: Nuk mund të diskutojmë dhe të hedhim teza kaq lehtë. Këto janë spekulime.

Laçi: Jo nuk janë spekulime.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos