Ukraina sulmon Krimenë me raketa, reagon Rusia: E ka fajin SHBA

Nga A2 CNN
24 Qershor 2024, 07:37 | Bota

Ukraina sulmon Krimenë me raketa, reagon Rusia: E ka fajin SHBA

Një sulm ukrainas me raketa në Sevastopol të Krimesë, la pesë persona të vdekur, mes të cilëve tre fëmijë dhe shumë të plagosur.

Menjëherë për këtë incident erdhi dhe reagimi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes e cila ia atribuon përgjegjësinë Uashingtonit për sulmin e kryer,  me raketa Atacms, të furnizuara në Ukrainë.

Kompania ukrainase e shpërndarjes së energjisë elektrike Ukrenergo ka vendosur orare të reja për ndërprerjet e energjisë në disa rajone, për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike.

Sipas të dhënave të fundit, ndërprerjet e energjisë elektrike variojnë nga ora 11:00 deri në orën 23:00.

Ndërkohë, Zelensky i bëri një kërkesë tjetër Perëndimit: "Ne kemi nevojë për vendime të forta nga aleatët. Na lejoni të godasim rusët nga vendet nga ku na sulmojnë".

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024