Urdhëri i Trump, deri në 10,000 ushtarë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 10:05 | Bota

Urdhëri i Trump, deri në 10,000 ushtarë mund të vendosen

Deri në 10,000 ushtarë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë, sipas një memo të qeverisë amerikane të marrë nga CBS News.

Sipas mediave të huaja, të hënën, Presidenti Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë - një prej tyre për imigracionin.

Ai e shpalli emigracionin e paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë një emergjencë kombëtare dhe tha se planifikonte të dërgonte trupa amerikane për të ndihmuar agjentët e imigracionit dhe për të kufizuar refugjatët.

Duke vepruar kështu, ai anuloi disa urdhra imigracioni nga Presidenca Biden, duke përfshirë një që ngushtonte prioritetet e dëbimit për njerëzit që kryejnë krime të rënda, shkruan A2 CNN.

Dje, Shtëpia e Bardhë tha se ushtria amerikane do të dërgojë 1500 trupa shtesë në detyrë aktive në kufirin me Meksikën.

Tani, një memo e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të parë nga CBS, tregon se ka një plan për të dërguar 10,000 ushtarë në kufirin jugor.

Memorandumi gjithashtu thotë se Departamenti i Mbrojtjes "mund" t'i shndërrojë bazat e tij në "objekte mbajtëse".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos