Shkatërrohet rrjeti kolumbian i kokainës në Catanzaro

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 09:03 | Bota

Shkatërrohet rrjeti kolumbian i kokainës në Catanzaro

Policia e Catanzaros arrestoi 10 persona, 5 kolumbianë dhe 5 italianë, të akuzuar për trafik droge nga Amerika e Jugut.

Narkot kolumbiane, sipas hetuesve, furnizonin me kokainë organizatat kriminale që vepronin në Kalabri, Lacio dhe Veneto.

Personat që përfunduan në pranga kishin ngritur edhe një laborator për shndërrimin e kokainës nga e lëngët në të ngurtë, konkretisht duke pasur një “kimist” kolumbian që do të kujdesej për aktivitetin e transferuar në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos