Vriten 8 ushtarë izraelitë në Gaza, hapet një tjetër pikë kufitare për ndihmat

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 07:14 | Bota

Vriten 8 ushtarë izraelitë në Gaza, hapet një tjetër

Vijojnë të ashpra luftimet mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit në zona të ndryshme të Gaza-s.

Sipas të dhënave më të fundit, vetëm gjatë 24 orëve që lamë pas, 8 ushtarë izraelitë humbën jetën, duke e çuar në 112 numrin e fataliteteve në radhët e ushtrisë që prej nisjes së luftimeve.

Ndërkohë, autoritetet kanë lejuar për herë të parë nga 7 tetori hapjen e pikës kufitare të Karem Salem, e cila ndodhet mes Izraelit, Rripit të Gazës dhe Egjiptit.

Me rihapjen e kësaj pike, 180 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza për të asistuar banorët në nevojë për gjithçka tashmë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli