Një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar mbrëmë në veri të vendit. Si pasojë, lëndime kanë marrë tetë policë.
Tetë policë të Njësisë Speciale Operative kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me autoblindë në veri të vendit, saktësisht fshatin Grabovc. Dyshimet janë se automjeti ka rrëshqitur dhe se ka dalë jashtë rrugës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.
“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.
Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, deklaroi mbrëmë Elshani.
Pas ekzaminimet e para të zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk ka shume informacione. Janë 8 prej tyre që po trajtohen në emergjencë”, konfirmoi fillimisht zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa.
Më pas dy prej policëve janë transferuar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se edhe dy të tjerë ja dërguat në këtë klinik.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur pas mesnate se tre policë janë dërguar në QKUK.
Ai tha se i ka vizituar të njëjtit se gjendja e tyre ishte e qëndrueshme.
“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Vitia. (A2 Televizion)