15 mln euro në vit për 300 qeli! Kosova këmbëngul për të marrë të burgosurit danezë

Nga Xhevahir Qardaku
20 Maj 2024, 20:12 | Aktualitet

Kosova nuk heq dorë nga marrëveshja për burgjet me Danimarkën. Qeveria ka miratuar sërish projektligjin për ratifikimin e traktatit për strehimin në burgjet kosovare të 300 të burgosurve danezë, pasi propozimi në fjalë dështoi të aprovohej në kuvend.

“Çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Për ta miratuar këtë në kuvend, mazhorancës i duhen dy të tretat e votave. Marrëveshja në fjalë mes Kosovës dhe Danimarkës është firmosur më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj 2022 në Kopenhagen. Me anë të saj, vendi skandinav do të merrte me qira 300 qeli burgu për një tarifë vjetore prej 15 milionë eurosh. Danimarka po e bën këtë në përpjekje për të adresuar shqetësimin serioz të mbipopullimit në burgjet e vendit.

Marrëveshja parashikonte që traktati të kishte një kohëzgjatje prej 10 vitesh. Në këmbim Kosova do të përfitonte mbi 200 milionë euro. Mediat raportuan se një marrëveshje e ngjashme po kërkohet edhe nga disa politikanë në Belgjikë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi