Begaj viziton KFOR-in: Kosova e pavarur, realitet pa kthim pas

Nga Erjon Dervishi
18 Shkurt 2025, 21:17 | Aktualitet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë në komandën e KFOR-it në Prishtinë, ku u takua me komandantin e këtij misioni, Gjeneral Major Enrico Barduanin, dhe efektivët shqiptarë që shërbejnë aty.

Begaj i shprehu Gjeneral Major Barduanit mirënjohje për kontributin dhe falenderoi për vendin e tij, Italinë, e cila ka numrin më të madh të trupave në Kosovë, shkruan A2.

Në fjalën e tij përshëndetëse Begaj tha se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë agresorë dhe se Kosova e pavarur tashmë është një realitet që nuk kthehet më. 

Në reagimin e tij, KFOR ka thënë se vizita e Presidentit të Shqipërisë ishte mundësi për të prezantuar aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Gjeneralmajor Barduani gjithashtu ka uruar presidentin Begaj për kontributet shumëvjeçare të Shqipërisë në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kosovë për 17-vjetorin e Pavarësisë, mori pjesë edhe në ceremoninë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti me rastin e dekorimit të figurave me kontribut në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Duke iu referuar aktivizimit në Shqipëri të atdhetarëve në stërvitjen e grupeve të para të luftëtarëve me në krye Adem Jasharin, Presidenti Begaj, vlerësoi se ky moment dëshmoi shpirtin e shqiptarëve dhe ndërgjegjen kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos