Furnizimi me ushqime, Osmani thërret në takim Maqedoncin dhe komandantin e FSK

Nga Erjon Dervishi
12 Tetor 2024, 14:52 | Aktualitet

Furnizimi me ushqime, Osmani thërret në takim Maqedoncin dhe

Pas skandalit të ushqimeve të ushtrisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, për të diskutuar furnizimin me ushqim të ushtarëve të FSK-së, si dhe ka kërkuar raport të detajuar për situatën. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Europa e Lirë.

“Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional”, ka thënë zyra e presidencës së Kosovës përmes një komunikate me shkrim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos