Kosova "fsheh" armatimet e rënda, Maqedonci: Praktikë e vendeve të Lindjes, s’jemi si Rusia

Nga Rosalba Bejdo
12 Qershor 2024, 20:09 | Aktualitet

Edhe pse mediat kishin raportuar se gjatë paradës ushtarake do të ekspozoheshin edhe armatimet e rënda të ushtrisë së Kosovës, diçka e tillë nuk ndodhi.

Ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka deklaruar se praktika e shpalosjes së arsenalit të rëndë në parada, është e zakonshme në shtetet e lindjes dhe jo të perëndimit.

Në formatin perëndimor nuk praktikohet parakalimi me mjete të rënda. Më shumë bëhet në Rusi, Kore të Veriut dhe vendet e Lindjes", deklaroi Maqedonci.

Parakalimi me personel dhe armë individuale dhe ekipore është format i yni i parakalimeve”, shton me tej ai.

Megjithatë Maqedonci nuk e mohoi se gjatë ditëve në vazhdim mund të ketë ekspozim të tillë të armatimeve të pazbuluara më herët.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni