Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, ishin në stadiumin e Hamburgut ku u luajt takimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Në këtë qytet të Gjermanisë ishte i pranishëm edhe ministri për kthim dhe komunitete, Nenad Rashiç, nga komuniteti serb. Por nuk dihet nëse dhe ai ishte prezent në stadium për takimin Shqipëri-Kroaci.
“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, ka shkruar Kurti në rrjete sociale pas takimit.
Kryeministri udhëtoi drejt Hamburgut me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Qëllimi ishte për shqyrtimin nga afër të sistemit të skanimit të ngarkesave me rreze X në portin e Hamburgut. (A2 Televizion)