Policia në veri të Kosovës ka shoqëruar dy persona të cilët dyshohet se shpërndanë fletushkat për të sulmuar efektivët kosovarë, ndërsa në kërkim është edhe një tjetër.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, konfirmoi për A2 CNN se të ndaluarit janë G.K., 46-vjeccar si dhe D.S., 53-vjeccar të dy të nacionalitetit serb.
“Sot gjatë orëve të pasdites kemi bastisur katër lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndaluar dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera”, tha ai.
Në fletushkat që u shpërndanë në komunat veriore të Kosovës serbët nxiteshin të sulmonin efektivët dhe veturat e Policisë së Kosovës, madje jepnin udhëzime si të përgatisnin koktej molotovi. (A2 Televizion)