Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, çfarë parashikon draft-statuti i hartuar nga diplomatët perëndimorë?

Nga Rosalba Bejdo
2 Dhjetor 2023, 12:59 | Politikë


Draft-statuti për asociacionin, i hartuar nga diplomatët perëndimorë, parashikon qartë mundësinë e mbështetjes financiare të asociacionit nga ana e Serbisë, si dhe një kanal efikas dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale”.

Drafti I hartuar nga diplomatët perëndimorë ishte mbajtur deri më tani nën vello fshehtësie, por A2CNN ka mundur të sigurojë qasje në të.  Në dokument thuhet se synimi kryesor është krijimi i mundësive për komunitetin serb, që të përfitojë nga të drejtat e caktuara dhe përgjegjësitë komunale, tashmë të përfshira në Kushtetutë dhe ligjet tjera në fuqi. Hartuesit e tij që në hyrje u referohen dokumenteve ndërkombëtare, Kushtetutës së Kosovës dhe respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe tërësisë tokësore të saj.

Dokumenti sqaron se Aosociacioni do të ketë kompetenca të plota në nivel lokal, por se në asnjë mënyrë nuk mund të anashkalojë apo cenojë ritet kushtetuese dhe ligjore dhe kompetencat e tyre.

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, çfarë parashikon

“Asociacioni, i themeluar me këtë statut siguron një kuadër vetëmenaxhues për komunitetin serb brenda vetëqeverisjes lokale aktuale dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive shtesë në krahasim me komunat anëtare të saj. Kuadri përfshin mbështetjen e ofrimit të bashkërenduar të shërbimeve në fusha të caktuara, mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të komunikimit të drejtpërdrejtë për komunitetin serb meqeverinë e Kosovës përmes Ministrisë së Pushtetit Lokal”.

Ky statut thuhet më tej rregullon përgjegjësitë, fushëveprimin, organizimin dhe funksionimin e organeve dhe të të gjitha punëve tjera të Asociacionit dhe ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit.

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, çfarë parashikon

Jo më vonë se 45 ditë nga shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese Asociacioni duhet të mblidhet për të zgjedhur ndër të tjera udhëheqjen e kuvendit të tij si dhe presidentin dhe zëvendëspresidentin. Ai do të ketë po ashtu këshillin drejtues që i ngjan një trupi qeverisës dhe do të ketë simbolet e tij zyrtare, të cilat mund të përbëhen nga një flamur dhe një stemë dhe mund të përdoren vetëm krahas simboleve shtetërore të Kosovës.

A2 CNN Livestream

A2 Sport