Krimet serbe, Kosova kujton masakrën e Poklekut dhe të Çikatovës së Vjetër

Nga Ideal Gola
17 Prill 2024, 20:11 | Kosova

Krimet serbe, Kosova kujton masakrën e Poklekut dhe të

Ushtria e NATO-s është zhvendosur pranë kufirit me Rusinë në një nga përqendrimet më të mëdha të javëve të fundit në frontin lindor.

Pesë avionë Eurofighter nga Forcat Ajrore Gjermane kryen stërvitje pranë bazës ajrore në Letoni.

Detashmenti gjerman do të qëndrojë në Letoni për mision deri në muajin nëntor. Nënkoloneli Swen Jacob, komandanti i misionit Baltik të udhëhequr nga NATO, tha se avionët luftarakë të NATO-s shpesh ngrihen në qiell për të shoqëruar aeroplanët rusë që fluturojnë pranë hapësirës ajrore të Balltikut."

Rusët duan të tregojnë se janë atje. Ata ndoshta e shohin veten se kanë të drejtë të jenë atje në ujërat ndërkombëtare dhe, natyrisht, në vendin e tyre. Dhe ata duan të na testojnë.

“Ata duan të dinë si reagojmë ne, dua të them që ne i shikojmë ata, nuk do ta quaja një lojë, sepse është një lojë e madhe për të treguar forcat, sepse të gjithë tregojnë se ai është i aftë për të bërë gjëra,” deklaroi Swen Jacob, Komandant i Misionit të NATO-s për Baltikun.

Tjetër stërvitje është zhvilluar në krahun lindor të aleancës. Marina rumune filloi stërvitje ushtarake në Detin e Zi pranë portit të Konstancës të martën më 16 prill.

Stërvitja shumëkombëshe, e quajtur "Mburoja e Detit 24", do të zhvillohet në bregdetin rumun nga 8 deri më 21 prill dhe përfshin dymbëdhjetë vende aleate dhe partnere, duke përfshirë Bullgarinë, Francën, Gjeorgjinë, Greqinë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar, Moldavinë, Holanda, Polonia, Portugalia, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara.

Ministria rumune e mbrojtjes raportoi se më shumë se 2 mijë e 200 ushtarë, duke përfshirë afro 400 nga vendetë huaja, janë trajnuar në Detin e Zi, në zonat bregdetare, lumenjtë dhe deltën e Danubit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli