Kapet 450 mijë euro kokainë në Kosovë, arrestohet një person

Nga A2 CNN
22 Tetor 2024, 11:44 | Kronikë

Kapet 450 mijë euro kokainë në Kosovë, arrestohet një

Në një automjet të ndaluar në magjistralen Fushë Kosovës-Prishtinë, policia e Kosovës ka sekuestruar 10 kg kokainë, e cila kap në treg vlerën e 450 mijë eurove.

Autoritetet kosovare bëjnë me dije se mjeti u ndalua pasi kishte dyshimet se po trafikonte lëndë narkotike, shkruan A2.

Në pranga përfundoi shoferi i automjetit, ndërsa janë sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 1445 euro, 8970 dinarë, dy telefonë dhe 17 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, raporton A2.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Kosovës, gjegjësisht, Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me institucionet kompetente ligjzbatuese, me datën 21.10.2024, në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.

Gjatë operacionit policor të koduar “007”, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z. J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450000 (katërqind e pesëdhjetë mijë euro).

Lidhur me rastin, në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent të krimeve të rënda, është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në komunën e Graçanicës.

Gjatë këtij operacioni policor në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,

• një veturë me targa vendore,

• 1445 (njëmijë e katërqind e katërdhjetë e pesë euro),

• 8970 (tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë dinarë),

• dy telefona celularë,

• 17 (shtatëmbëdhjetë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave) të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës.

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është inicuar rasti për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos