Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Ç'po ndodh në Trepçë? Lëndohen 12 minatorë, dy prej tyre me dëmtime serioze në sy

Nga Tomorr Avdia
17 Janar 2024, 17:23 | Kronikë

Ç'po ndodh në Trepçë? Lëndohen 12

12 minatorë të Trepçës kanë marrë lëndime nga acidi sulfurik, dy prej tyre kanë lëndime serioze në sy. Lajmin e ka konfirmuar Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, përmes një komunikate për media.

Dy minatorët me lëndime të syve, pas trajtimit në repartin e Emergjencës, janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të specializuar mjekësor.

“10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në komunikatën për media.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu