Kuvendi i Kosovës në seancë, kryeministri Kurti raporton për takimin e fundit dhe asociacionin

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 07:08 | Kosova

Kuvendi i Kosovës në seancë, kryeministri Kurti raporton për

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë një seancë plenare, ku pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit që kishte në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë më 26 tetor.

Opozita ka paralajmëruar se do t’i ushtrojë presion shefit të qeverisë për të prezantuar detaje nga plani i ri europian për formimin e asociacionit.

Ndërkohë, në rend dite është sërish rezoluta për mbështetjen financiare urgjente për Policinë e Kosovës dhe ajo për nevojën e ngritjes së koeficientit të pagave.

Gjatë kësaj seance, pritet të hidhet në votim edhe rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi